Hoffenheim zbret Bayernin me këmbë në tokë, e mposht me tri gola epërsi

Bayern Munich ka bërë hapin e parë fals në Bundesliga këtë edicion.

Marketing

Pas triumfit në Superkupën e Evropës, Bayern Munich janë mposhtur sot në Bundesliga, ndaj Hoffenheim.

Me rezultatin 4:1, Hoffenheim regjistrojnë një nga befasitë më të këndshme të kësaj xhiroje.

Hoffenheim shënoi dy gola me Bicakcic dhe Dabbur në minutat 16’ dhe 24’, për të shkuar në 2:0 kundër kampionëve.

Bavarezët reaguan me anë të Joshua Kimmich në minutën e 36’, për të shkuar në pauzë me vetëm një gol disavantazh.

Bayern tentoi barazimin, por një gol të dytë nuk e gjeti dot. Hoffenheim arritën që me anë të Andrej Kramaric të shënonin edhe dy herë, për të ngrirë takimin në 4:1 (77′, 91′).

Me këtë fitore, Hoffenheim shkon në 6 pikë, pas dy ndeshjeve të luajtura, kurse disfata lë Bayernin me 3 pikë.

Marketing