Hojt Ji: Reformat, Brukseli dhe Ballkani gënjejnë vetveten

Zgjerimi i BE deri në 2025 nuk është real dhe është i dëmshëm fakti që Ballkani Perëndimor bëhet kinse po i bën reformat, ndërsa BE gjoja se janë implementuar, ka deklaruar ish-zëvendësi i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit të SHBA për Evropë dhe Euroazi, Brajan Hojt Ji.

Marketing

“Nuk është nevoja që të hiqet dorë nga eurointegrimet, por është me rëndësi që të jemi të sinqertë në atë se si duken gjërat në atë drejtim, sepse të pretenduarit se ajo është e sigurt dhe se disa vende mund të bëhen anëtare deri në vitin 2025, jo vetëm që do të pengojë ato vende që duhet të bëjnë reformat, por edhe do të inkurajojë kleptokratët, funksionarët e korruptuar që t’u thonë njerëzve anëtarësimi do të ndodhë brenda dy, tre, pesë viteve dhe u jep oksigjen më shumë se sa meritojnë”, është shprehur Ji në tubimin “Zgjidhja e të pazgjidhurës në Ballkanin Perëndimor” në Uashington.

Ai shtoi se momentalisht bashkësia ndërkombëtare nuk ka strategji të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe se BE dhe SHBA nuk i kushtojnë rëndësi rajonit aq sa duhet, si dhe është e nevojshme që BE dhe SHBA të kenë qasje unike.

“Gjithashtu duhet të dimë se nëse nuk reagojmë menjëherë, gjërat do të shkojnë shumë keq”, ka konkluduar Li.
Në lidhje me takimin e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuqiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi në Berlin më 29 prill me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryetarin francez, Emanuel Makron, Ji tha se nuk është vendimtar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, por se është mundësi për bisedime. Sipas tij “librat e historisë” për Ballkanin janë përplot me momente “tani o kurrë”, por takimi në Berlin nuk është njëri prej tyre, edhe pse është mundësia.

Marketing