Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Kombëtares së Ukrainës.

Ndeshja ishte mjaftë interesante me pesë gola të shënuara, ku epilogu përfundimtar doli të jetë 3 – 2 në të mirë të holandezëve.

Pjesa e parë u dominua nga Holanda që kishin raste të shumta, mirëpo nuk u konkretizuan.

Nga ana tjetër, Ukraina provoi përmes kundëraksioneve, por gjithashtu ishin të pafat.

Ishte Georginio Wijnaldum që zhbllokoi rezultatin duke shënuar pas një goli të kthyer (52′).

Weghorst dyfishoi epërsinë pas shtatë minutave, pas një gabimi nga mbrojtësi (59′).

Ukraina nuk u dorëzua dhe ia doli ta barazoi rezultatin për vetëm katër minuta.

Fillimisht kapiteni Yarmolenko shënoi supergol nga distanca (75′).

Pastaj Yaremchuk barazoi shifrat, duke shënuar me kokë (76′).

Derisa pritej të mbyllej me këtë rezultat, në skenë doli Dumfries që përfitoi nga harkimi i Ake dhe i solli fitoren Holandës (85′).

Kësisoj, me këtë fitore Holanda renditët në pozitën e dytë në grupin C me tri pikë, aq sa ka edhe lideri Austria, derisa Ukraina renditët në pozitën e tretë pa pikë.

Artikulli paraprak“Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims grumbullon 20 milionë klikime në Youtube
Artikulli tjetërMorena shfaqet provokuese nga pishina