Holanda përmbys Perunë në lamtumirën e Sneijder (video)

Holanda, pas barazimeve 1-1 të marra kundër Italisë dhe Sllovakisë në dy miqësoret e fundit, është kthyer te fitorja pasi ka mundur në shtëpi me rezultatin 2-1 Perunë.

Marketing

Siç kuptohet edhe nga rezultati nuk ka qenë një fitore e lehtë për vendasit, të cilët kanë kaluar në disavantazh pas vetëm 13 minutash lojës, me Aquino që ka shënuar për amerikanojugorët.

Reagimi i “Oranje” ka ardhur në pjesën e dytë falë dy golave (60′, 83′) të yllit të Lyon, Memphis Depay, i cili i ka dhuruar fitoren të tijve dhe një mbyllje të bukur të karrierës për Wesley Sneijder me kombëtaren. Ish-ylli i Inter ka luajtur takimin e tij të fundit me “Tulipanët”

Marketing