Holanda prestigj për Maqedoninë e Veriut!

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër zhvillon ndeshjen e fundit në Kampionatin Evropian përballë Holandës. Ndonëse Maqedonia nuk ka gjasa për të vazhduar më tutje në fazën e nokautit lojtarët thonë se edhe në këtë ndeshje do të dalin të motivuar. Ata duan që aventurën evropiane ta mbyllin me rezultat pozitiv andaj thonë se do të japin maksimumin.

Marketing

“Normal që i dimë cilësitë e Holandës, llojin e lojës që e luajnë, teknikisht skuadrat holandeze dhe përfaqësuesja e Holandës. Normal ne do të jemi maksimum të përgatitur. Ne si ekip, së bashku mund të nxjerrim rezultat pozitiv. Nuk është se nuk e kemi dëshmuar këtë edhe më parë dhe besoj se në kundërsulme mund të prodhojmë aksione të bukura dhe të nxjerrim rezultat pozitiv”, tha Visar Musliu.

“Duhet të luhet konstante 90 minuta të luash me një ritëm të lartë që të jesh në atë nivel. Kështu që thjeshtë do të dalim të luajmë atë që nuk arritëm ta bëjmë. Tani do të dalim kundër Holandës të luajmë 90 minuta të koncentruar me mençuri dhe besoj se do të jetë gjithçka si duhet”, shtoi Elif Elmaz.