Holanda siguron biletën për në finalen e Ligës së Kombeve

U zhvillua ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kombeve në mes të Holandës dhe Anglisë.

Marketing

Koha e rregullt e lojës përfundoj baraz 1 me 1.
Anglezët shënuan të parët nga pika e bardhë në minutën e 32-të.

Ndërkaq barazimi erdhi nga ai që shkaktoi penalltinë Mathijs De Ligt, në minutën e 73-të.
Fituesi i ndeshjes mes tulipanëve dhe Albionëve u kuptua pas 120 minutave lojë.

Holanda fitoj me rezultat 2 me 1 pas autogolit të Kyle Walker, në minutën e 97-të.

E krejt në fund pë rezultatin përfundimtar u përkujdes Quincy Bromes, i cili realizoj për 3 me 1.

Të portokalltit do të takohen të dielen me Portugalinë, e cila fitoj me rezultat identik 3 me 1 ndaj Zvicres.
Në këtë ndeshje hat-trick ka realizuar Cristiano Ronaldo.
Të dy ekipet takohen të dielën në Porto.
Kurse Anglia do ta zhvilloj ndeshjen për vendin e tretë ndaj Zvicres.

Marketing