Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë bisedimet me BE-në

Holanda vlerëson se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat. Francezët po flasin për rishikimin e metodave dhe procedurave, por ne nuk kemi parë ndonjë sugjerim konkret për momentin.

Marketing

Kur francezët të vijnë me propozime, ne do t’i shohim ato dhe do të shohim se çfarë mendojmë për to, tha ambasadori holandez, Dirk Jan Kop në një intervistë REL.

“Ajo çka ndodhi në samitin e fundit të BE-së ishte zhgënjyese, por edhe dramatike. Ajo çka duhet të ndodhë është të vazhdojmë. Pozicioni im dhe i Holandës nuk ka ndryshuar, ne ishim për fillimin e bisedimeve dhe ende jemi. Synimi jonë, qëllimet, projektet dhe proceset do të ngelin të njëjta, dhe ajo është që vendi të afrohet më afër me BE-në dhe në një moment të caktuar të anëtarësohet në BE”, tha tha Kop.

Kop tha se hapja e negociatave do të jetë vetëm fillimi i një procesi, që do të merr shumë vite, andaj them që mos të zhgënjeheni, kjo do do të ndodhë vazhdoni me reforma.

Marketing