Hollywood bën film për pandeminë

Bota e madhe kinematografike e Hollywood po planifikon të sjellë një film të ri për pandeminë e COVID-19.

Marketing

Në plan është xhirimi i filmit “Lockdown”, ku rolin kryesor do ta luajë aktorja e njohur Anne Hathaway.

Sipas Harper’s Bazaar, bëhet fjalë për kombinimin e një komedie romantike dhe drame, me regji të Doug Liman, autor i filmave, si “Mr. & Mrs. Smith” e “The Bourne Identity”.

Xhirimet e filmit pritet të fillojnë në fund të këtij muaji në Londër, ndërsa në njërin prej roleve pritet të luajë edhe ylli i serialit “Peaky Blinders”, Cillian Murphy.

Akoma nuk dihet data e publikimit të filmit, ndërsa mezi pritet të shihet nga e gjithë bota.

 

Marketing