Edhe pesë fëmijë dhe një e rritur janë hospitalizuar sot deri në orën 10 në Klinikën për sëmundje infektuese dhe gjendje ferbile në Shkup me pasqyrë klinike të fruthit. Për momentin janë 20 të sëmurë prej fruthit, prej të cilëve 18 janë fëmijë dhe dy të rritur, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Fëmijët janë të moshës prej 9 muaj deri në dy vjet e gjysmë ndërsa personi i rritur është femër e moshës 24-vjeçare. Një fëmijë është nga Radishani, ndërsa të tjerët janë nga kopshti “Dielli” nga Lisiçja e Re, komuna e Aerodromit. Vajza e rritur është nga lagjja Kisella Vodë dhe është me status të panjohur vaksinal.

Nga Klinika njoftojnë se i kanë 120 shtretër, por duhet pasur parasysh edhe atë se hospitalizohen pacientë edhe me patologji tjetër. Pacienti më i vogël është një foshnjë tetëmuajshe, ndërsa më i rrituri 43 vjeç nga Shkupi dhe është nënë e një pre fëmijëve të prekur.

Më shumë të prekur ka në lagjen Lisiçe e Re, komuna e Aerodromit gjithsej 11 fëmijë si edhe katër të dyshuar të rinj për të cilët nesër do të dihet rezultati nga analizat laboratorike, të cilat do ta konfirmojnë apo përjashtojnë fruthin. Të gjithë pacientët e sapopranuar kanë pasqyrën klinike të pacientëve të prekur nga fruthi.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në të gjitha pikat e vaksinimit në Shkup deri në orën 13 janë vaksinuar 1.894 persona, ndërsa vetëm sot janë vaksinuar 30 fëmijë.

Nga Ministria e Shëndetësisë edhe një herë bëjnë thirrje për vaksinimin e fëmijëve edhe pse është shpallur epidemi e fruthit.

Gjatë kësaj fundjave pikat e vaksinimit në Qendër, Karposh dhe Jane Sandanski do të punojnë vetëm në turnin e parë prej orës 7.30 deri në orën 13.