Hospitalizohet Ziadin Sela pas një sulmi kardiak

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka përfunduar në klinikën shtetërore pasi mbrëmë ka pësuar infarkt, informon Zhurnal.

Marketing

Ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, por siç mëson Zhurnal, ai mbrëmë ka patur probleme kardiovaskulare dhe me urgjencë është shtruar në spital. Zhurnal mëson se koronografia që i është bërë mbrëmë i ka dalë pastër dhe me shumë mundësi do të lëshohet sot ose nesër.

Gjatë ditës priten informata të tjera.

Marketing