Hoteli i Ronaldos mohon se po shërbejnë për pacientët me koronavirus: Nuk jemi spital

Raportet që hoteli i Cristiano Ronaldo ishte gati të shndërrohej në një spital për të prekurit me koronavirus nuk janë të vërteta, sipas institucionit të Lisbonës.

Marketing

E përditshmja spanjolle Marca pretendoi se ish-ylli i Real Madrid ishte gati që një nga dy hotelet e tij të shndërronte në spitale për të ndihmuar në luftimin e pandemisë, e cila ka infektuar mbi 160,000 njerëz në të gjithë globin dhe tani ka vrarë mbi 6.000.

Infeksioni është në fazat e tij të hershme në Portugali, ku rastet janë në rritje nga 76 deri në 245 në ditën e fundit.

Stafi në hotelin e Ronaldos në Lisbonë, megjithatë, thonë se nuk dinë asgjë për planet për ta transformuar përdorimin e tij në baza të përkohshme.

“Ne jemi një hotel. Ne nuk do të jemi spital. Është një ditë si gjitha të tjerët, ne jemi dhe do të mbetemi një hotel. Ne po telefonohemi nga shtypi. Ju uroj një ditë të mbarë”, tha zëdhënësi i institucionit për RTL Nieuws.

Marketing