Hoti: Kemi marrëveshje me Listën Serbe, AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë

I nominuari i LDK-së për kryeministër të Kosovës , Avdullah Hoti pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje më AAK-në, tha se gjatë ditës presin që të arrihen edhe marrëveshjet me partitë e tjera politike.

Marketing

“Sa më parë që i përmbyllim do të procedojmë nuk do ta humbim asnjë moment. Sot po presim t’i përfundojmë marrëveshjet me parterët e tjerë”, ka thënë Hoti .

Hoti, gjithashtu tha se marrëveshje kanë arritur edhe me Listën Serbe.

“E kemi përmbyllura marrëveshjen me AAK dhe një pjese të madhe të komuniteteve joshumicë po presim që gjatë ditës t’i përfundojmë edhe me partitë tjera”, tha ai.

Ai ka thënë se është i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me AAK-në.

“Kjo marrëveshje u arrit në bazë të kritereve. Rendi dhe ligji do të jetë mbi të gjitha, në qeveri do të jetë një kabinet funksional. Në javët e para do të bëjmë bashkë programin dhe do ta sjellim në Kuvend, programi i LDK-së është bazë”, tha ai raporton EO.

Hoti tha se pasi që do të arrijnë marrëveshje me të gjitha partitë do ta procedojnë në Kuvend.

Ai gjithashtu tha se edhe AKR-ja do të jetë pjesë e qeverisë .

“AKR-ja është pjesë e qeverisë ashtu siç kamë thënë edhe dje”, tha ai. .

Marketing