Hoti nga BIK: Nesër ne do t’i bëjmë lutjet, por nëpër shtëpitë tona

Kryeministri i vendit Avdulla Hoti ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës nga ku edhe ka falënderuar këtë të fundit për respektimin e masave të marra nga Qeveria kundër përhapjes së koronavirusit.

Kreu i ekzekutivit edhe një herë u ka bërë lutje qytetarëve që të respektojnë masat, pasi siç ka thënë ai kapacitetet shëndetësore janë të limituara.

Marketing

Hoti po ashtu ka thënë se nesër do të bëjmë lutjet tona, por nga shtëpitë.

“Sot jemi bashkë me ministrin me falënderu BIK-un për respektimin masave. Është shumë më rendësi ky bashkëpunimi që kemi se vetëm kështu kemi sukses në luftimin e kësaj pandemie. Ne po bëjmë të pamundurën për të ofruar shërbimet për ata qytetarë që kanë nevojë por ne duhet t’i ndihmojmë stafit shëndetësor për mos t’i ngarkuar më shumë,. E kam thënë edhe më herët jemi në limitet e kapaciteteve tona shëndetësore, dhe vetëm duke respektuar masat ne mund t’ia dalim. Nesër ne do të bëjmë lutjet tona, por nëpër shtëpitë tona me familjet tona duke uruar që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë situate dhe të kthehemi në normalitet”, ka thënë Hoti.

Ndryshe sot Bashkësia Islame ka marrë vendin që namazi i Kurban Bajramit të mos falet në xhami.