Hoti pas dekretimit nga presidenti: Asnjë shkronjë e Kushtetutës nuk do të cenohet

Avdullah Hoti nga LDK-ja, është deklaruar pas dekretit nga ana e presidentit, Hashim Thaçi.

Marketing

Gjatë së enjtes presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës si kandidat për kryeministër në qeverinë e re të vendit.

Pas dekretimit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Kushtetuese vendimin e presidentit Thaçi, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, vetë Hoti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë votimit të qeverisë së re nuk do të cenohet asnjë shkronjë e Kushtetutës së Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit, pa ndërhyrje:

Legjitimimi i institucioneve ekzekutive te Kosoves, permes votimit te Qeverise se re, do te ndodhe ne menyre demokratike permes votes se perfaqesuesve te popullit ne Kuvend.

Asnje shkronje e Kushtetutes nuk do te cenohet, perkundrazi, ajo do te respektohet e lartesohet.

Marketing