Hoti pas dorëheqjes së Thaçit: Të demonstrojmë kulturë politike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit, Hashim Thaçi.

Marketing

Hoti shkruan në rrjetet sociale se qeveria po vlerëson situatën e krijuaj pas dorëheqjes së presidentit, ndërsa shton se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Më tej, në këtë reagim thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i kryej detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët vendorë dhe ndërkombëtarë.