Hoti: Trump u zotua se investimet e mbi 1 miliard euro do të zbatohen brenda një viti

Sipas kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti projektet ekonomike që u nënshkruan sot në Shtëpinë e Bardhë do të fillojnë që të zbatohen brenda një viti.

Marketing

Hoti bëri me dije se një gjë të tillë e ka zotuar presidenti amerikan Donald Trump për investimin që kap vlerën e 1 miliard eurosh.

Kryeministri Avdullah Hoti në një konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes tha se investimet do të bëhen në disa fusha.

“Projekte të mëdha infrastrukturore që përfshijnë autostradën Prishtinë-Merdare, që përfshinë hekurudhën Prishtinë-Merdarë, që përfshinë studimin e fizibilitetit për hekurudhën me detin Adriatik dhe mbështetje të madhe financiare për ndërmarrje të vogla dhe të mese. Po ashtu, investimet në energjetikë përmes sjelljes të gazit në Prishtinë dhe ndërtimin e termocentralit me gaz dhe shpërndarjen e tij në Kosovë. Të gjitha këto marrëveshje kapin shumën mbi 1 miliardë euro, financa të ofruara në dispozicion nga MCC, nga DFC nga Banka Eksport-Import e SHBA-së dhe ka zotim të qartë të presidentit Trump që të gjitha këto projekte të fillojnë se zbatuari brenda një viti. Ky është zotimi që kemi marrë nga Administrata e Trump” – tha Hoti.

Marketing