Imami i mirnjohur nga Shkupi, Zekirja Bajrami me keqardhje ka pranuar lajmin për tragjedinë që ndodhi dje në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 15 persona.

“NE JEMI TË ALLAHUT DHE TEK AI DOTË KTHEHEMI”, kështu i nis fjalët ngushëlluese hoxha i nderuar Zekirja Bajrami.

Ai në postimin e tij më tej thekson se po solidarizohet sinqerisht me familjarët dhe dashamirët e atyre që kan ndodhur në autobusin në fjalë.

“I drejtohemi me lutje të përzemërta, Allahut të lartmadhëruar,për ata që ndrruan jetë, Ai ata t’i mëshiron.
Të lënduarve dhimbjet t’ua lehtëson,dhe shërim të shpejtë t’iu dhuron.
Kurse,familjarëve,e dashamirëve të tyre,t’iu jep durim,t’i forcon, për durimin me Xhennet ti gradon dhe me të ndjerët,në Xhennet ti bashkon. Allahumme Amin ja Rabbel Alemin”, shkruan Hoxha Bajrami.