Hoxha: BESA po riorganizohet, po pregaditemi të garojmë me forcat tona në zgjedhjet lokale

Ministri i Bujqësisë, njëherit sekretari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha sonte në emisionin Click Plus në TV21 ka folur rreth situatës aktuale politike dhe problemeve me të cilat ballafaqohet dikasteri i tij.

Marketing

Hoxha foli rreth procesit të riorganizimit të Lëvizjes BESA, gjë e cila sipas tij po e rifreskon BESËN dhe e bën më të fortë për të garuar të vetëm në zgjedhjet lokle.

Përndryshe, Hoxha demantoi se ka negociata për koalicionim në zgjedhjet lokale.