Hoxha dhe Periq nënshkruajnë certifikatën për monitorimin dhe funksionimin e kooperativave bujqësore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha së bashku me menaxherin e projektit të CARE International, Dragan Periq, nënshkruan certifikatën për pranim-dorëzimin e Sistemit për monitorimin e funksionimit të kooperativave bujqësore.

Marketing

Ky sistem u zhvillua për nevojat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, me mbështetjen e projektit “Mbështetje për zhvillimin e kooperativave bujqësore”, i mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga CARE International dhe Fondacioni maqedonas për zhvillimin e ndërmarrjeve (FMZHN).

Qëllimi i sistemit të monitorimit është të mbledhë të dhëna për kooperativat bujqësore dhe anëtarët e tyre (fermat bujqësore), të monitorojë rezultatet e punës së tyre duke llogaritur indikatorët e vendosur, si dhe të monitorojë efektin e programit shtetëror në zhvillimin e tyre. Shoqërimi në kooperativa është një nga komponentët tanë të zhvillimit, me të cilin sektori i bujqësisë bëhet edhe më konkurrues, kurse implementimi i sistemit të monitorimit do të sigurojë prezantim të hollësishëm të rezultateve të arritura.

Marketing