Drejtori i Agjencionit për ligjin për përdorimin e gjuhëve do të zgjedhet në konkurs publik. Kjo është vendosur në Qeveri në mbledhjen e djeshme.

“Në seancën e djeshme të Qeverisë u diskutua edhe emërimi i Drejtorit të agjencisë i cili do të merret me organizimin e këtij institucioni dhe zbatimin. Drejtori do të zgjidhet nëpërmjet një shpallje publike dhe me këtë rast obligohet Sekretariati i Përgjithshëm, ku dhe po vijojnë procedurat, për publikimin e shpalljes ku dhe janë të ftuar të gjithë të interesuarit për t’u bërë drejtori i kësaj agjencie.

Pas publikimit të shpalljes dhe pas përfundimit të shpalljes do të bëhet edhe përzgjedhja e drejtorit i cili do të ketë për obligim edhe riorganizimin e këtij institucioni, i cili del nga ligji për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.