Hoxha i çon ‘selam’ Apasievit: Të ka kaluar koha, mërgata shqiptare e mbush buxhetin e vendit

“Si duket dëshira dhe shqetësimi i Apasievit për ndalim të Regjistrimit janë përzier dhe në mungesë të argumenteve tenton të bëj kategorizine të popullatës aktive, në popullatë me të drejta dhe popullatë pa të drejta, njëjtë si në sistemin monist.

Marketing

Apasiev, mërgata shqiptare nuk është popullatë joaktive, por është motori i ekonomisë së RMV. Parashtro një pyetje në Bankën Popullore të RMV-së sa janë remitancat dhe e mer përgjigjen sa është aktive kjo pjesë e popullsisë. Sa për informacion vlera e remitancave kap mbi 1/4 e vlerës së Buxhetit të RMV-së. Nëse Apasiev ka dëshirë të ngrej mekanizma komuniste nga e kaluara, duhet ti themi se i ka kaluar koha. Regjistrimi do të mbahet dhe mërgata do të regjistrohet, ndërsa Apasievi dhe Apasievat e llojit të tij do vazhdojnë të jetojnë në mendësinë e tyre komuniste!”, shkruan Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha në facebook profilin e tij.

https://www.facebook.com/arjanithoxha86/posts/957329891699065

Marketing