Hoxha i kundërpëgjigjet Ibrahimit: Ata që duhet të ndahen nga BDI jeni ju

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha iu është kundërpëgjigjur sekretarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi pasi që ky i fundit Lëvizjen BESA e akuzoi se po e mbanë në pushtet BDI-në në dy komunat shqiptare, Tetovë dhe Çair, transmeton Zhurnal.

Marketing

Hoxha shkruan se dikush Ibrahimi duhet ti jep informacione më të sakta të punësuarit të BDI-së dhe shfrytëzuesit së gjitha benefiteve nga BDI përfshirë këtu edhe ndarjen e pushtetit qendror me BDI edhe atë të Ministrisë së Kulturës ku sekretarin shtetëror e kanë nga BDI, se Lëvizja BESA as në Çair dhe as në Tetovë nuk është pjesë e shumicës në pushtetin lokal.

Nga ana tjetër, Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa e ka akuzuar Lëvizjen BESA se po e mbanë në pushtet BDI-në në dy komuna shqiptare. Ai njëherit iu bëri thirrje Lëvizjes BESA që të distancohen nga BDI nëse dëshirojnë koalicion trepalësh.

Marketing