Autostrada Shkup-Bllacë dhe ndërtimi i vendkalimit Bellanoc-Stançiç do të kontribuojnë për bashkëpunim më të madh tregtar mes dy Maqedonisë dhe Kosovës, shprehen biznesmenët. Leverdi më të madhe nga kjo lidhje përmes infrastrukturës do të kenë kompanitë eksportuese, thotë për Alsat M kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, Nebi Hoxha.

Tregu i Kosovës është një ndër tregjet strategjike të Maqedonisë pasi ne jemi të orientuar me eksport drejt Kosovës dhe vlerësojmë se çdo kalim kufitar, çdo infrastrukturë rrugore apo çfarëdo infrastrukture tjetër me Kosovën, do të jetë e dobishme për shtetin tonë – deklaroi Nebi Hoxha, Kryetarë i OEMVP.

Para disa ditëve filloi ndërtimi i kalimit të ri kufitar me Kosovën, Bellanoc – Stançiq. Projekti do të financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të kap vlerën prej mbi një milion euro, ndërsa nga arka e shtetit janë ndarë rreth 100 mijë euro. Sa i përket autostradës me Kosovës, gjegjësisht aksin rrugor deri në Bllacë, ai ishte premtim parazgjedhor i pushtetit aktual.

Ajo që dihet është se për momentin bëhet riprojektimi i aksit pasi projekti i vjetër prej para 10 viteve nuk është valid. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shprehen se me kalimin e kohës në këtë vend janë ndërtuar fabrika dhe objekte tjera. Për këtë qëllim, Unioni ka siguruar 1.2 milion euro. Ndryshe, Kosova është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë dhe për momentin nëpër këtë aks rrugor në ditë kalojnë mbi 5 mijë automjete.