Hoxha komenton anketën e IRI-t: BESA po rritet ngadalë dhe sigurtë

Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka reaguar në lidhje me anketën e publikuar nga Instituti Amerikan, IRI, në rezultatet e së cilës Lëvizja Besa doli me 3%.

Marketing

“Pikërisht si #Fenix, sa herë që tjerët janë munduar të dëmtojnë Lëvizjen BESA, ne jemi rikthyer edhe më fuqishëm.
Ndoshta me hapa të ngadaltë, por të sigurtë drejt vendit ku edhe duhet të jetë Lëvizja BESA.
#QeverisjeNdryshe #BESA ⬆️3%” ka shkruar Hoxha përmes Facebook.

Sipas kësaj ankete, në bllokun politik shqiptar udhëheq BDI-ja si parti më e madhe, me 8%, duke lënë pas koalicionin opozitar ASH-AAA me 4%, Lëvizja Besa me 3 % dhe PDSH me 2 %.

Në anën tjetër, në bllokun politik maqedonas, LSDM çon përpara me 19 % e ndjekur nga VMRO me 18 % dhe E Majta me 2 %.

Marketing