Hoxha me sqarime rreth protokollit të dasmave të miratuara nga Qeveria

Në mbledhjen e djeshme Qeveria e miratoi Protokollin për organizimin e dasmave dhe festave me qëllim të rregullojë vendimin me të cilin lejohet organizimi i dasmave. Lidhur me këtë zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha mes tjerash nënvizoi se ndalohet përshëndetja tha se ndalohet kontakti fizik mes mysafirëve.

Marketing

“Procedura standarde e cila veçse tani më është vendosur, që do të thotë në hyrje të vendoset dezinfektues dhe të matet temperatura. Hapësira në tarracat verore duhet të jenë të hapura në tre anët. Ndalohet përshëndetja me dhënien e dorës, përqafim ose kontakt tjetër fizik me mysafirët. Muzika, gjegjësisht angazhimi i artistëve të estradës është i lejuar vetëm gjatë organizimit të dasmave, të cilët duhet të jenë në largësi prej së paku 5 metrave nga tavolina më e afërt dhe nuk guxojnë të lëvizin dhe këndojnë në mesin e mysafirëve. Më tej dua të theksoj se është lejohet kërcimi në hapësirë të siguruar prej 4 metra katror për person, duke respektuar distancën e rekomanduar”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë..

Lidhur me përgjegjësinë e organizatorit të dasmës dhe ahengjeve të tjera festive dhe menaxherëve të objekteve gastronomike Hoxha mes tjerash deklaroi se organizatori ka për obligim të dorëzoj listën e mysafirëve deri tek menaxheri i restorantit ku mbahet dasma.

“Organizatori ka për obligim të dorëzojë lista të mysafirëve deri te menaxheri përgjegjës i objektit, i cili ka për obligim të evidentojë secilin mysafir. Gjithashtu organizatori ka për obligim që t’i njoftojë të gjithë mysafirët me masat e parashikuara në këtë protokoll. Menaxheri i objektit gastronomik është i obliguar ta regjistrojë dhe paraqesë festën në Odën e gastronomëve e cila udhëheq me regjistrin e dasmave dhe festave”, deklaroi Hoxha. https://alsat.mk/hoxha-me-sqarime-rreth-protokollit-te-dasmave-te-miratuara-nga-qeveria/

Marketing