Hoxha: Ndryshimet në ekzekutiv nuk u diskutuan në seancën e fundit

Ndryshimet në ekzekutiv të paralajmëruara nga kryeministri Zaev, nuk janë diskutuar në mbledhjen e fundi të qeverisë.

Marketing

Zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Muhamet Hoxha, thotë se kjo është çështje për të cilat duhen pyetur partnerët e koalicionit qeverisës por siguroi se kur kjo temë do të hapet në mbledhjet e qeverisë, opinioni do të njoftohet në kohë.

“Në seancën e fundit të Qeverisë nuk është biseduar për emërim apo për shkarkim të ndonjë individi sa i takon eshalonit të dytë dhe tretë. Ne si zëdhënës nuk mund të komentojmë se deri ku janë bisedimet ndërmjet partnerëve të koalicionit rreth rikonstruimit të Qeverisë. Kryeministri Zaev bisedon, nëse ka diçka të re, publiku do të njoftohet”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Marketing