Hoxha: Nuk mbështetemi tek partitë tjera, jemi të bindur në suksesin tonë

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha, ka folur për zgjedhjet lokale në cilësinë e shefit të shtabit zgjedhor të Lëvizjes Besa. Gjatë një prononcimi për gazetën LAJM, Hoxha tha se Lëvizja Besa do të del e vetme në zgjedhjet lokale dhe do të jetë faktor i rëndësishëm në to. Ai komentoi edhe zërat për kandidimin e tij të mundshëm për Qytetin e Shkupit dhe tha se për këtë temë nuk është diskutuar në parti. Duke komentuar takimin e djeshëm Zaev-Ahmeti dhe marrëveshjen e tyre për bashkëpunim në zgjedhjet lokale, Hoxha tha se, “Besa” është e bindur në suksesin e saj dhe nuk ka nevojë të mbështetet te ndonjë parti tjetër.

Marketing

“Ne nuk e dimë se çfarë është biseduar në takim. Është fakt se është bisedë mes dy kryetarëve të dy partive që janë pjesë e ekzekutivit. Lëvizja Besa ka deklaruar që përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje. Kemi kandidatura shumë serioze, gjithë lidershipi i partisë është vendosur në funksion të kadidaturave në nivel lokal, prandaj nuk do të doja të komentoj asnjë gjë që ka të bëjë me subjekte të tjera politike. Ne jemi të bindur në suksesin tonë dhe nuk e shohim të nevojshme ose të arsyeshme që të mbështetemi në forcat e ndonjë partie tjetër politike. Përkundërazi, duke qenë të vetëdijshëm për suksesin tonë në këto 10 muaj qeverisje jemi të bindur se kjo do të njihet në popull dhe ne do ta tesojmë veten si parti politike se a jemi në rrugë të drejtë”.

Marketing