“Opozita ka një video që mund të fundosë qeverinë”, ishte kjo deklarata e fortë Artan Hoxhës. Hoxha nënvizoi se në zgjedhje janë kapur komisionet duke marrë lekë dhe nëse opozita e nxjerr atë video, mund të nis një hetim i fortë që mund edhe ta rrëzojë qeverinë Rama.

“Opozita ka disa filmime më të forta se si janë vjedhur votat në Dibër. Por se pse nuk e nxjerrin e dinë ata”, ka thënë Hoxha” tha Hoxha në emisionin “Java”.

Hoxha gjithashtu bëri publike detaje të reja nga ngjarja e Bularatit. Bëhet fjalë për fotografitë e armës së përdorur nga Kostandin Kacifa, në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Hoxha tha se bëhet fjalë për një pushke automatike AK-47, prodhim kinez, të modifikuar me pjesë të një snajperi rus të tipit Dragunov. Në foton e bërë në vendngjarje, pak pas eliminimit të Kaçifas, duket arma vdekjeprurëse me dylbi të adaptuar. Sipas Hoxhës, automatiku i Kaçifës ka qenë me plumba blindshpues ç’ka ia rrit rrezikshmërinë përdorimit të saj kundër individëve. Në rastin konkret, forcave policore që morën pjesë në aksionin e Bularatit.