Hoxha opozitës: Nëse votoni ndryshimet të hënën, paratë u lëshohen duhanprodhuesive deri të premten

Për akuzat e Tripunovskit se subvencionet nuk janë paguar, Ministri Arjanit Hoxha u përgjigj se kjo nuk është e vërtetë dhe se subvencionet paguhen brenda afatit ligjor.

Marketing

Ai gjithashtu shtoi se derisa opozita të kalojë ndryshimet në ligjin për bujqësinë dhe zhvillimin rural, i cili është në procedurën parlamentare, paratë për prodhuesit e duhanit nuk mund të paguhen sepse nuk ka asnjë bazë ligjore.
Si shembull, ministri vuri në dukje se nëse opozita voton për ndryshimet të hënën, paratë e prodhuesve të duhanit do të paguhen deri të premten.

Marketing