Hoxha: Pasaportat me emrin e ri, në fund të 2019-s

Por për këtë periudh Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar me vendosjen e vulave me emrin e ri nëpër pasaprotat e qytetarëve gjatë hyrjes ose daljes nga vendi. Zëdhënësi I qeverisë , Muhamet Hoxha, theksoi se conform marrëveshjes, me vendim të qeverisë grupi ndërministror është obliguar që ti bëjë të gjitha përgatitjet për dhënien e pasaportave të reja me emrin e ri deri në fund të 2019.

Marketing

“Njëra nga konkluzat ka të bëjë edhe me MPB-në, përkatësisht për dokumentat e udhëtimit me çrast duhet që MPB-ja të merrë të gjitha masat dhe aktivitet e nevojshme për zabtimin e vnedimit që në periduhën vijuese pra deri krijimin e kushteve teknike për lëshimin e dokumenteve të reja të udhëtimit, pasaportat e reja sipas konkluzave të mirtuara duhet të lëshohen kah fundiu vitit 2019. Pra deri atëhereë MPB gjatë hyrjes ose gjatë ose daljeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në pasaportat egsizuese dhe ato të sapo lëshuara do të vendos vulë që do të nënkupton se ato dokumente të udhëtimit i përksain Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Muhamet Hoxha.

Sa i përket targave të reja të veturave, Hoxha theksoi se në afat prej 4 muajve MPB duhet të nisë lëshimin e targave të reja por si zgjidhje e përkohshme targave egizstuese tu vendosen afishe me shkurtesën NMK.

“MPB duhet të filloj lëshimin e targave për veturat edhe atë për një afat prej 4 muajsh. Por si zgjidhje e përkohshme parashihet që MPB të siguroj afishe me shenjëzimin NMK për targat e regjistrimit të autmjeteve të cilët do të qakrullojnë në vendin tonë por edhe jasht teritorit”, tha Hoxha.

Bazuar në obligimet që dalin nga Marrëveshja, gjatë javës që lam pas Ministria e Transportit dhe Lidhjeve filloi me ndryshimin e tabelave nëpër pikëkalimet kuftiare.