Hoxha: Teprica e duhanit do të grumbullohet plotësisht

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Arjanit Hoxha ka premtuar, se tërë teprica e duhanit do të grumbullohet dhe se nesër skadon afati me të cilin merr fund blerja e korrjes së vitit 2020.

Marketing

“Në të gjitha takimet me prodhuesit dhe kompanitë grumbulluese të duhanit, sinqerisht jam angazhuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët dhe pikërisht kjo ka dhënë rezultat real, teprica e duhanit që do të grumbullohet plotësisht. Nesër skadon afati i zgjatur për blerjen e duhanit të tepërt, me të cilin merr fund të suksesshëm blerja nga korrja e vitit 2020”, tha Hoxha.

Këtë premtim ai e dha, pasi sot Qeveria në seancën e sotme ka aprovuar fonde në vlerë prej 100 milion denarë.

Këto mjete, siç njofton Hoxha, do t’i destinohen SHA Kombinati i duhanit Prilep, si fonde shtesë për pagesë në kohë të tepricës së duhanit të blerë nga korrja e vitit të kaluar, të cilat, pastaj në intervalin më të shkurtër të mundshëm, do t’u paguhen prodhuesve të duhanit.

Kombinati i duhanit Prilep, mori përsipër detyrimin për të blerë pjesën më të madhe të 700 tonëve të duhani tepricë të prodhuar.

Për këtë qëllim, Qeveria siguroi fonde nga buxheti i shtetit, përmes programit Covid.

Marketing