Hoxhaj fton shqiptarët të votojnë në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe të votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe në NATO.

Marketing

Hoxhaj tha se në zgjedhjet e nesërme presidenciale, Maqedonia e Veriut ndodhet përpara një testi të madh, nëse do të rreshtohet drejt integrimeve euro-atlantike apo do të bëj hapa prapa.

Ai shtoi se shqiptarët në këtë shtet janë para një vendimi edhe më kritik jo vetëm për shtetin por të ardhmen e tërë shqiptarëve në rajon.

“Prandaj shfrytëzoj mundësinë t’i ftoj bashkëkombasit të dalin dhe votojnë për alternativën që avancon edhe më tej të drejtat e shqiptarëve dhe integron Maqedoninë e Veriut në BE dhe NATO. Mos rrini nëpër shtëpi por bëhuni përcaktues. Aleatët do ta vlerësojnë drejt votën shqiptare”, deklaroi zëvendëskryeministri Hoxhaj.