Hoxhaj: Plani qeverisës i Kurtit, listë dëshirash

Në seancën për votimin e Qeverisë Kurti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ushtruese i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, tha se në planin qeverisës të prezantuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka parë më shumë një listë dëshirash se sa plan konkret.

Marketing

“Edhe qeveria e Hotit dhe ajo Kurtit kanë qenë të paafta dhe ne jemi tash si PDK kemi garuar në këtë zgjedhje me një plan të brendshëm që ta kemi qeverinë kombëtare dhe sa më të përgjegjsshme sepse ne besojmë qe një qeveri e fortë do të mund t’i permbyllte të gjitha sfidat. Më shumë te Kurti e kam parë vetëdijen se sa njeriun, ndërsa sot më shumë e pash njeriun me listë të dëshirave se sa vetëdijen, dhe në atë ekspoze unë nuk pashë plane konkrete se si mund të ndodhë vaksinimi dhe nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike dhe nuk e pashë arsimin si një projekt individual”, tha Hoxhaj.

 

“Kolaicioni mes jush dhe zonjës Osmani është më shumë koalicion për karrika”, tha Hoxhaj.

Marketing