Huawei P30 Lite vjen me ekran 6.15 inç dhe tri kamera

Pas lansimit kohë më parë të modelit të ri 4e të Huawei për tregun kinez, në treg vjen pajisja për tregun global Huawei P30 Lite.

Telefoni ka një ekran me prerje Full HD + 6,15 inç, me procesor Kirin 710 SoC me 6GB RAM, 128GB hapësirë ruajtëse dhe Hybrid Dual SIM (nano + nano / microSD). Ka mbështetje për GPU Turbo 2.0, Android 9.0 Pie me ndërfaqen EMUI 9.0, bateri 3340mAh me mundësi të shpejtë të ngarkimit.

Kur janë në pyetje kamerat, ka tre sensorë në pjesën e prapme: kamera kryesore 24MP me blic LED dhe aperturë f / 1.8, kamera e mesme 2MP dhe kamera 8MP 120 ° ultra-gjerë. Në pjesën e përparme është një sensor 32MP me një aperturë f / 2.0.

Huawei P30 Lite vjen në variantet Midnight Black, Pearl White dhe Peacock Blue aries.

Telefoni është në dispozicion në para-shitje dhe në treg vjen në fillim të prillit me çmim rreth 320 dollarë.