Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

Me një ceremoni fetare të organizuar nga Myftinia e Shkupit, më datë 10 prill 2021, në Xhaminë e Dyqanxhikut, u promovua hafizi i ri i Shkupit, hfz. Hubejb Alili.
Në këtë ceremoni, në një ambient gëzimi, prezentë ishin Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, kryetari i Kuvendit h.Fejsall ef. Kadriu, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Evzal ef. Sinani, përgaqësues nga Myftinia e Tetovës dhe Dibrës, hoxhallarë e hafëzllarë dhe shumë mysafirë e besimtarë.
Programi filloi me Fjalën e All-llahut , me ashere të lexuar nga hoxha Besim ef. Azemi.
Në fillim, me fjalë përshëndetëse në emër të familjes Alili pati muhafizi hfz. Abdulkerim ef. Ebibi i cili falenderoi gjithë të pranishmit për prezencën e tyre.
Në cilësinë e nikoqirit të këtij organizimi të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Shkupit Dr.Qenan ef. Ismaili i cili falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre në këtë ceremoni hifzi, duke shprehur mirënjohje ndaj familjes Aili dhe gjithë atyre që ishin hisetarë në këtë rrugëtim të hafizit Hubejb Alili.
Myftiu mes tjerash shtoi: “Nuk ka kënaqësi më të madhe se të prezentosh në këtë manifestim, ku kremtohet angazhimi, sakrifica disavjeçare e muhafizit hfz. Abdulkerim ef. Ebibi si dhe përkushtimi i hafizit të ri për të memorizuar fjalën e All-llahut.
Pikërisht për këtë arsye, në kalendarin e aktiviteteve tona si Myftini e Shkupit, këto manifestime renditen në aktivitetet më të rëndësishme dhe më me peshë.
Në fjalën e tij të rastit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai pasi përshëndeti të pranishmit, duke filluar nga kryetari i kuvendit të BFI- së, përfaqësuesit prezent, anëtarët e komisionit të Hifzit, prindërit dhe familjarë të hafizit, mysafirë e xhematlinj tha mes tjerash:
“Sot jemi këtu të përjetojmë gëzimin e madh tonin me rastin e shpalljes së hafizit të re nga Myftinia e Shkupit.
Sot jemi këtu që të marrim shembull, të përurojmë dhe përgëzojmë si dhe ta festojmë veprën e madhe të muhafizit, të vlerësojmë arritjen, suksesin e madh të mbrojtëses së Kuranit Famëlartë, hfz. Hubejb Alili.”
Duanë e Hifzit e bëri përfaqësuesi i Myftinisë së Tetovës Idriz ef. Idrizi.
Në fund, para gjithë të pranishmëve hafizit Hubejb Alili iu dorëzua diploma e hifzit të mbrojtur.
Myftiu Dr.Qenan ef. Ismaili, i dhuroi hafizit të ri një pllaketë, dëshmi për kryerjen e Hifzit në emër të Myftinisë së Shkupit si dhe një kompjuter portativ (lap-top), dhuratë nga donator i Myftinisë së Shkupit.
Lusim Allahun fuqiplotë që hafizit të ri ti jep shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen. Allahu e ruajt!
Marketing