Hulumtim: 62 adoleshente kanë abortuar, ndërsa 731 kanë lindur

Gjithsej 62 adoleshente të moshës deri në 18 vjet e kanë ndërprerë shtatzëninë në tetë institucione publike shëndetësore nga të cilët 34 në vitin 2016, ndërsa 28 në vitin 2017. Nga 62 adoleshente, 23 janë të moshës prej 14 deri në 16 vjet, 18 të moshës nga 17 vjet, ndërsa 21 me 18 vjet të pambushura. Numri më i madh prej tyre të moshës prej 14 deri në 16 vjet të cilët kanë abortuar janë nga komuniteti maqedon, rom, turk dhe shqiptar, ndërsa nuk janë evidentuar raste për ndërprerjen e shtatzënisë tek komunitetet tjera.

Marketing

Këtë e tregojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar të cilët sot në konferencë për shtyp i prezantoi zëvendës avokatja e popullit, Vaska Bajramovska – Mustafa, e cila theksoi se urgjentisht duhet të ndërmerren masa për shqyrtimin dhe përballjen me problemin me shtatzëninë e adoleshenteve dhe edukimin e të rinjve në shkolla…

“Gjithsej 731 adoleshente kanë lindur në periudhën hulumtuese nga të cilat katër të moshës prej 11 deri në 13 vjeçe, 225 të moshës prej 14 deri në 16 vjeçe, ndërsa të tjerat të moshës prej 17 ose ende pa i mbushur 18 vjet. Ndër nënat adoleshente, numri më i madh – 405 janë rome, 162, maqedone, 109 – shqiptare, 43 turke, pesë boshnjake, ndërsa gjashtë nga komunitetet tjera. Numri më i madh i foshnjave (721) janë dhënë kujdes të mëtutjeshëm tek nëna adoleshente, ndërsa 10 foshnja (gjashtë të lindura në vitin 2016 dhe katër në vitin 2017) janë lënë nga ana e nënës adoleshente dhe më tej kujdesen në NP Shtëpi për të sapolindur dhe fëmijë të vegjël në Manastir”, tha Bajramovska – Mustafa.

Theksoi se nga kontrolli i dokumentacionit që e zhvillojnë institucionet publike shëndetësore kanë konstatuar se pothuajse të gjitha lehonat adoleshente kanë lindur në bashkësi jashtëmartesore, spitalet nuk zhvillojnë evidencë të veçantë për ta, ose nuk janë të sakta dhe të plota të dhënat lidhur me statusin martesor. Sipas saj, nuk respektohet obligimi ligjor për sigurim në harmonizim me prindin/kujdestarin gjatë intervenimit tek lehonat adoleshente.
“Në asnjë institucion shëndetësor nuk ekziston dokument i shkruar për evidentimin e marrjes së foshnjës nga spitali nga ana e qendrave për punë sociale në rast kur nëna adoleshente nuk dëshiron të kujdeset për foshnjën dhe e le në spital. Komunikimi në relacionin institucioni shëndetësor – qendra për punë sociale, si kujdestar i fëmijëve të lënë nga nënat adoleshente është e pakënaqshme. Në një pjesë të spitaleve nuk ka punonjës social. Një pjesë e fëmijëve të kujdesur në Shtëpinë për të sapolindur në Manastir janë në procedurë të adoptimit”, theksoi Bajramovska – Mustafa.

Ajo tha se Ministria e Shëndetësisë, duhet të ndërmarrë masa për përgatitjen e rregullores së veçantë dhe protokollit për veprim me paciente adoleshente pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për abort, lindje ose intervenim tjetër gjinekologjik dhe të përgatisë dokument me të cilin do të rregullohet veprimi në raste kur nëna adoleshente e len foshnjën në spital deri në marrjen e saj nga qendrat për punë sociale,. ndërsa institucionet shëndetësore duhet të sigurojnë deklarata për harmonizim për intervenim të caktuar mjekësor tek pacientet adoleshente dhe gjatë pranimit të tyre për të kryer identifikim të plotë të personit i cili është shoqërues i tyre (prind ose kujdestar).

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe subjekteve tjera ta shqyrtojnë mundësinë për vendosjen e linjës telefonike falas për marrjen e përgjigjeve të pyetjeve, gjegjësisht këshillave lidhur me edukatën seksuale… Me qëllim të mbrojtjes të papenguar shëndetësore të fëmijëve në Shtëpinë në Manastir, rekomandojmë të unifikohet mënyra e verifikimit të librezave shëndetësore gjegjësisht baza si dëshmi se fëmija i plotëson kushtet ligjore për lirim nga pjesëmarrja e shërbimeve shëndetësore dhe gëzimit pa pengesa të të drejtës së mbrojtjes shëndetësore”, shton Bajramovska – Mustafa.

Në kuadër të hulumtimit është dorëzuar pyetësor deri tek 17 klinika dhe spitale të përgjithshme në Republikën e Maqedonisë, veprimi i të cilëve është gjinekologjia dhe obstetrika.

Marketing