Hulumtim: Shumica e qytetarëve konsiderojnë se Kushtetuta nuk e përkufizon lirinë e besimit

Shumica dërmuese prej 72 për qind konsiderojnë se Kushtetuta nuk e përkufizon lirinë e besimit, kundrejt 14 për qind të cilët kanë thënë se e përkufizon, tregon hulumtimi i Fondacionit “Konrad Adenaur, ‘IPIS’ dhe portali “religija.mk” për perceptimin e qytetarëve rreth rolit të institucioneve fetare dhe religjionit në ndërtimin e bashkëjetesës ndërfetare.

Marketing

Të pyetur nëse shteti është i barabartë për të gjitha bashksitë fetare, më shumë se 38,6 për qind janë përgjigjur “po”, derisa 26,1 për qind “deri diku po”, kundrejt 7,5 për qind me “jo” dhe 1,7 për qind “deri diku jo”.

Pikat kryesore nga më shumë hulumtime shkencore dhe të sakta mbi qasjen metodologjike për atë si dhe çfarë besimtarët nga përkatësi të ndryshme fetare dinë dhe mendojnë për të ndryshmit nga vetja dhe për rolin e religjionit dhe shoqërisë janë publikuar në publikimin e titulluar “Maqedonia si shoqëri multikonfesionale – perceotime për ndikimin midis religjionit dhe shtetit”.

Sipas publikimit, një pjesë e madhe e qytetarëve janë prononcuar se janë paragjykues, gjegjësisht te qytetarët me besim ortodoks 57 për qind janë prononcuar në mënyrë pohuese, derisa te myslimanët kjo përqindje është madje 91 për qind. Te krishterët ortodoksë, 19 për qind rregullisht agjërojnë, ndërsa 35 për qind ndonjëherë, derisa te myslimanët kjo përqindje është shumë më e lartë, gjegjësisht 84 për qind rregullisht agjërojnë dhe 10 për qind ndonjëherë.

Sipas analizës në publikim, ekziston dallim i caktuar midis perceptimeve dhe praktikimit të religjionit. që është më e dukshme te ortodoksët, sesa te pjesëtarët e besimit islam. Kështu, rreth 80 për qind e myslimanëve kanë relativisht njohje të mira themelore të Kuranit dhe traditave, që është me rreth 25-30 për qind të ortodoksëve dhe njohurive themelore të Biblës. Myslimanët, gjithashtu, më shumë njohuri kanë për Biblën apo pjesë të saj, krahasuar me njohjen e Kuranit dhe bazat e Islamit nga ana e besimtarëve ortodoksë, theksohet në publikim.

Marketing