Katërmbëdhjetë indonezianët, akademikë, studiues dhe gazetarë u nisën nga Xhakarta për në Gjermani të dielën për të studiuar jetën e muslimanëve në Gjermani në një program dy-javor të sponsorizuar nga Instituti Goethe, Institucion Kulturor i sponsorizuar nga shteti gjerman.

Grupi do të hulumtojë çështje të ndryshme, duke përfshirë universitetet, dhe do të bisedojë me ekspertë dhe aktivistë, të tillë si ata në Institutin Bahira, që punojnë për “çrrënjosjen” e refugjatëve të caktuar nga Lindja e Mesme.

Ata gjithashtu do të analizojnë diversitetin e bashkësive muslimane në Gjermaninë laike dhe se si këto komunitete ndërveprojnë me popullin gjerman.

“Qëllimi i programit ështe që të sigurojë një pasqyrë për jetën e përditshme të muslimanëve në Gjermani dhe për të hedhur dritë mbi historinë e tyre të gjatë dhe me ndikim në shoqërinë gjermane,” tha Goethe në një deklaratë.

Gjermania, së bashku me Francën, kanë një nga popullsitë më të mëdha muslimane në Evropë. Popullatat muslimane janë rritur në mënyrë të shpejtë në Gjermani, nga disa mijëra kur grupi i parë i punëtorëve migrantë turq erdhi në vitin 1945 në më shumë se 4 milion njerëz në vitin 2015.

Si shtet laik, Islamofobia ekziston në Gjermani, tha Heinrich Bloemeke, drejtori rajonal i Institutit Goethe për Azinë Juglindore, Australi dhe Zelandën e Re.

“Megjithatë, në perceptimin tim, pjesa e Islamofobisë nuk ka të bëjë me Islamin, por më shumë një përgjigje ndaj fesë [si gjerman është një shtet laik],” tha të shtunën Bloemeke.

“Të gjitha shoqëritë perëndimore kanë kaluar nëpër beteja se çfarë është roli i shtetit dhe cili është roli i kishës”, shtoi ai.

Burimi : The Jakarta Post / ML