Humanist, sportdashës dhe i përkushtuar, ky është Abdulsamed Shabani, drejtor i NP Higjiena komunale –Shkup

Humanist, sportdashës dhe i përkushtuar, ky është Abdulsamed Shabani, drejtor i NP Higjiena komunale –Shkup

Marketing

Vitin që po e lëmë pas ka sjellë shumë aktivitete dhe suksese për ndërmarrjen Publike  Higjiena komunale –Shkup dhe drejtorin e saj Abdusamed Shabani,

Përveç punës së suksesshme të të punësuarve të saj, kjo ndërmarrje në krye me Shabanin kanë realizuar edhe shumë aktivitete në interes të qytetarëve dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta njerëzore dhe sportive.

Afirmimi in sportistëve të rinj, basketbollistëve, boksierëve, mundësve ishte një ndër punët kryesore të drejtorit të  NP Higjiena komunale -Shkup, Abdusamed Shabani

Ai gjatë takimeve me sportistët kishte deklaruar  se ai çdoherë do ti mbështet sportistët e rinj.

“Çdoherë do të jem këtu për sportistët e rinj dhe maksimalisht do ti mbështes në çdo mënyrë, Jasinit i dëshiroj që të fitojë çmime të tjera dhe të arrij shumë suksese në fushën e boksit” kishte deklaruar drejtori Shabani.

Shabani, pati takim me njërin nga basketbollistët tanë të rinj më me perspektivë, 17 vjeçin Andrej Andonoski.  Andonoski luan për MZT “Skopje”, ndërsa tashmë nga sezoni i ardhshëm do të luajë si kapiten i përfaqësueses së basketbollit të Maqedonisë.

“Andrejës ia urova sukseset e deritanishme dhe i premtova se NP Higjiena Komunale – Shkup do të qëndrojë pas tij si mbështetje në karrierën e tij të mëtutjeshme, sepse besoj se koha e tij në basketboll së shpejti do të vijë. Si sportist i suksesshëm dhe nxënës i shkëlqyeshëm, shpresoj se te gjenerata më e re do të jetë edhe shembull për veprim të drejtë me mbetjen dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor” – tha drejtori Shabani.

Gjatë këtij viti  drejtori Abdusamed Shabani priti kampionin evropian në mundje, Besir Alili. Me këtë rast, drejtori përzemërsisht e uroi për medaljen e fituar dhe i ndau Mirënjohje për rezultatin e arritur. I riu Besir Alili fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian në mundje për kadetë që u mbajt në Firencë të Italisë.

Ky është sukses i madh për Alilin i cili garoi në kategorinë stil i lirë në peshën deri në 48 kg dhe është medalja e parë e artë në kampionat evropian për kadetë për vendin tonë.

Por Shabani nuk haroi tu dalë në ndihmë edhe kategorive të ndryshme të njerëzve, i shoqëruar nga ekipi udhëheqës i Ndërmarrjes dhe kryetarja e Këshillit Drejtues, Maja Shajnovska Andova, kaluan një ditë në shoqërim me nxënësit  nga Shkolla shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar ,,Dimitar Vllahov” dhe Shkollën fillore të veçantë ,,Idnina”.

,,Disa fëmijë kanë më shumë ndërsa disa shumë më pak mundësi se të tjerët, prandaj përpiqem që të mos i harroj kurrë ata për të cilët vëmendja dhe kujdesi është më së shumti i nevojshëm. Këtyre të rinjve të mrekullueshëm nga zemra u dëshiroj shëndet të mirë, shumë gëzim dhe lumturi në vitin e ri.” – tha Drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Ndërsa në prag të Vitit të Ri, drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani, i takoi dhe u shoqërua me të moshuarit e Shtëpisë së pleqve ,,Milica”.

,,Mund të mësohet shumë nga urtësia dhe përvoja e të moshuarve, andaj me gëzim e kënaqësi i kalova këto çaste në shoqërinë e tyre. Bashkë me ekipin tim drejtues i uruam që në Vitin e Ri 2020 t’u shërbejë shëndeti, të jenë të lumtur e jetëgjatë.” – tha drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Abdusamed Shabani.

NP Higjiena Komunale -Shkup në krye me Abdusamed Shabani nuk mbeti anash pa ndihmu edhe vëllezërit tanë në Shqipëri. Bashkë me të punësuarit hapi pikë për tubimin e ndihmës humanitare për të prekurit nga tërmeti katastrofal që e goditi R. e Shqipërisë fqinje.

Të punësuarit e Ndërmarrjes tubuan 208 paketa me ndihmë humanitare në formë të ushqimit, veshmbathjes, shtrojave  e mjeteve higjienikë, në koordinim me Kryqin e Kuq të RMV-së u dërguan në vendet e prekura nga tërmeti.

„I falënderoj shumë  të punësuarit në NP Higjiena Komunale-Shkup  që humanizim e tyre e treguan në vepër, ngase secili prej nesh lehtë mund të bëhet viktimë e një fatkeqësie elementarë të këtillë. Do të përpiqem që aksionet humanitare në Ndërmarrjen tonë të bëhen traditë, me qëllim që t’u ndihmojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë në rrezik social të cilët kanë nevojë për këtë lloj të ndihmës.”– tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.

 

Marketing