Humb jetën 7-vjeçarja nga Kosova në plazhin e Durrësit

Një pushuese 7-vjeçare nga Podujeva sot ka humbur jetën në plazhin e Durrësit.

Marketing

Ndonëse të ndjerën e nxorën me shpejtësi nga deti për ta dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ajo nuk mundi të mbijetojë.

Bëhet me dijeni se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 27.08.2019, rreth orës 13:40, ka mbërritur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës e mitura E.H., 7-vjeçe, banuese në Podujevë, e cila ka rrezikuar të mbytej në det. Shtetësia E.H fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital,” njofton policia.