Humb jetën ish-presidenti francez

Franca në ditët e ardhshme do të kontrollojë 76 xhamiIsh-presidenti francez, Valery Giscard d’Estaing ka ndërruar jetë sot në moshën 94-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Marketing

Në një deklaratë, familjarët thanë se ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në rajonin Loir-et-Cher. Ish-presidenti u shtrua në spital, në qytetin Tours më 17 nëntor për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

D’Estaing shërbeu si president nga viti 1974-1981.

Ai filloi jetën e tij politike si deputet në vitin 1956 dhe shërbeu si ministër i Financave dhe Çështjeve ekonomike nën presidentin Charles de Gaulle nga viti 1962 në 1966 dhe si ministër i Ekonomisë dhe Financave nën presidentin Georges Pompidou nga viti 1969 deri në 1974.