Humb jetën pas rrokullisjes së traktorit në Negotinë

Dje në orën 11:30 është raportuar se në rrugën rajonale për në fshatin Koreshnicë të Demir Kapisë, E.E (62) duke drejtuar traktorin pa tabela regjistruese ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Marketing

Personi me inicialet E.E (62) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipi i Stacionit policor Negotinë.

Marketing