Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 44 vjeçare aktori i njohur shqiptar

Aktori i njohur kosovar Shkëlzen Rraci ka humbur jetën në moshën 44 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Marketing

Rraci kishte thuajse 10 vite që luftonte me këtë sëmundje, por në fund nuk arriti t’ia dilte.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije miku i tij, aktori Xhelal Haliti, i cili është shprehur se e ka të vështirë t’i thotë lamtumirën.

Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe“, shkruan Haliti.

Shkëlzen Rraci ndërkohë u bë më i njohur për publikun nga paraqitja e tij në serialin “Cimerat” (2006-2010).

Marketing