Humbja e 6 e Selës nga Ahmeti, a do të largohet përfundimisht nga skena politike?

ASH-AAA ka ngritje, por edhe BDI ka të njëjtën gjë dhe në këtë pikë janë të barabartë. Çështja është kush është fituesi tek shqiptarët dhe këtë përgjigje e japin 15 mandatet e fituara të partisë së Ali Ahmetit që kishte në këto zgjedhje të gjithë kundër tij. E kishte kundër LSDM-në, partitë shqiptare, kishte edhe ndërhyrjet e vendeve tjera shqiptare që bënin thirrje kundër tij.Por ai ia doli për të treguar se është e vështirë ta rrënosh këtë ” kështjellë politike” që forcën e ka tek populli për dy dekada rresht dhe i pamposhtur në të gjitha ciklet, informon TetovaSot.

Marketing

BDI ktheu pesë mandate të humbura nga zgjedhjet e kaluara që ia forcojnë pozicionin kreut integrist që ka një artileri të rëndë politike.

Edhe një fitore e rradhës e Ali Ahmetit kundrejt të gjithëve .ASH së bashku me një parti tjetër të pushtetit fituan 12 mandate por i humbën zgjedhjet.Dhe në demokraci ekziston një rregull.Humbësi dorëhiqet.

Po tu referohemi humbjeve të Zijadin Selës në raport me përballjet në zgjedhje me Ali Ahmetin , kjo del të jetë e gjashta me rradhë.

Ishte humbja e Selës në zgjedhjet Parlamentare të 2016-tës .Më pas ishin zgjedhjet lokale një vit më vonë më 2017.Më 2018 ishte Referendumi ku Sela bojkotoi.Humbja tjetër e Selës ishin zgjedhjet Presidenciale .Më pas pati zgjedhje për kreun e Dibrës dhe sërish aty Sela humbi dhe së fundmi ishte humbja e tij në zgjedhjet e 15 Korrikut.

Këto humbje rradhazi tregojnë se Zijadin Sela nuk ka forcë të mposht partinë e Ali Ahmetit. “Fituam” por më pas KSHZ e demantoi Selën dhe nëse ka një ndërgjegje politike ai duhet ti lëshojë vendin një tjetri.

Zijadin Sela tashmë duhet ta dëgjojë slloganin e tij ” tash është koha”.Dhe koha për t’ia lëshuar vendin një tjetri në partinë e tij është tani.

Nëse Sela mes gjithë këtyre humbjeve rradhazi nuk e bën këtë, atëherë këtë do ta kërkojnë vetë strukturat partiake të tij .Nëse Sela do kërkojë me çdo kusht të qëndrojë në kreun e partisë me arsyetimin se kemi ngritje , kjo nuk e justifikon humbjen e tij në këto zgjedhje dhe do ta ketë të pashmangshme të mos krijojë fraksione të reja brenda kampit të tij që kanë qenë fatale më pas në krijimin e partive të reja

Marketing