Hungari: Kredi falas për çiftet me tre fëmijë

Hua pa interes prej 10 milionë forintë (30.950 euro) propozojnë autoritetet hungareze për çiftet. Pas lindjes së fëmijës së tretë, kredia do të pezullohet. Kjo parashihet në propozimet e reja të qeverisë hungareze të cilat filluan të vlejnë nga fillimi i korrikut, informon Euronjuz.

Marketing

Sipas skemës së re, janë paraparë subvencione për automobila për familje të mëdha dhe lirimin nga tatimi ndaj të ardhurave të grave të cilat janë kujdesur për të paktën katër fëmijë.
Sipas të dhënave të shërbimeve shtetërore, nga fillimi i korrikut 2.400 familje kanë kërkuar një kredi të tillë, ndërsa 14.000 familje kanë kërkuar të paktën një element të planit.

Marketing