Hungaria: PE-ja nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit

Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën kërkohet që Hungaria të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Sekretari Shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e Orbanit, Zolltan Kovaç.

Marketing

“Procedura për azil politik të Gruevskit nuk është punë politike por juridike.

Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit dhe ajo çfarë bënë është futja e hundës në punë që nuk i takojnë. Besoj se shumica e deputetëve votuan për rezolutën, edhe pse nuk kanë asnjë lidhje me rastin Gruevski. Mëkati më i madh i Gruevskit është se ndërtoi rrethore dhe u vendos në mbrojtje të Evropës nga terrorizmi dhe migrimi”, ka thënë Kovaç, transmeton SHENJA.

Marketing