Hungaria refuzon ekstradimin e Gruevskit

Hungaria refuzon sërish të ekstradojë ish kryeministrin, Nikolla Gruevski, kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

“Është pranuar njoftimi se Gjykata Rajonale Supreme ka sjellë vendim përfundimtar se nuk janë plotësuar normativat ligjore për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, sepse me kërkesë të tij i është miratuar azili në Hungari. Në përputhshmëri me aktin numër 38 për ndihmë ndërkombëtare juridike, personit të cilit i është dhënë azili nuk do të ekstradohet në shtetin nga ku ka ikur”,- kanë thënë nga Ministria e Drejtësisë.

Kjo është hera e dytë që Hungaria ka refuzuar ekstradimin e Gruevskit. Kërkesa e parë ishte parashtruar për të vuajtur dënimin me burg për lëndën “Tanku” të PSP-së, ndërsa kërkesa e dytë për rastin e dhunës së 27 prillit në kuvend.