Hyrja në Greqi e paqartë për qytetarët e RMV-së

epa08520653 A car heading towards Greece at the border crossing 'Evzoni' between North Macedonia and Greece, near the southern city of Gevgelija, North Macedonia, 01 July. Greece reopened the Evzoni border crossing with North Macedonia to EU citizens and from 14 other countries which are on a list approved by EU authorities. All travelers arriving to Greece are required to fill a Passenger Locator Form (PLF) at least 48 hours before check-in. The form is part of the country's planning for protection against the coronavirus disease (COVID-19) pandemic and will allow authorities to create barcodes for travelers so that testing of new arrivals can be targeted. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Greqia ditë më parë hapi kufirin për turistët e Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, edhe pas hapjes, qytetarët, në mungesë të informacionit, përballen me pengesa për hyrje në shtetin fqinj, gjegjësisht, ekzistojnë një mori kushtesh të cilat duhet përmbushur për kalim pa pengesa të kufirit.

Marketing

Qytetarët janë të hutuar. Shumica prej tyre nuk e kanë të qartë se si duhet të veprojnë saktësisht.

Për udhëtim në Greqi, është i patjetërsueshëm edhe plotësimi i një formulari, të cilin mund ta gjeni ueb-faqen e Qeverisë greke travel.gov.gr. Por, nëse mundoheni që sot për nesër të plotësoni formularin, mund të ndodhë që të merrni përgjigje negative, se numri i hyrjeve është përmbushur, pra se nuk mund të udhëtoni në Greqi.

Me test të antitrupave nuk mund të hyni në Greqi. Pavarësisht njoftimeve të Kryeministrit dhe ministrive kompetene.

Një familje plotëson vetëm një formular për të gjithë anëtarët dhe në të thuhet se duhet të plotësohet një ditë para udhëtimit. Në formular gjithashtu shkruan se mund të futeni vetëm me të dy dozat e marra dhe me test PCR negativ. Kur të përfundoni procedurën e e-mailit, do të merrni konfirmim me kod skanimi ose QR kod. Atë duhet ta ruani në telefonin tuaj, pasi përveç PCR testit ose vërtetimit për marrjen e vaksinave, kërkohet pikërisht edhe ky email.

Preferohet që udhëtimi të prenotohet një javë përpara.

Kufiri punon vetëm nga ora 7 deri në orën 22:00 sipas orës në Maqedoni. Në Greqi akoma është në fuqi ora policore e cila fillon në mesnatë. Rregullat për mbajtjen e maskës janë njëjtë si në Maqedoni. Këto masa vlejnë deri më 24, gjegjësisht deri. SHENJA/

Marketing