Hysaj asiston , Napoli mund Parmën

Napoli, pas dy barazimeve radhazi të marra kundër Fiorentina-s dhe Torino-s, është kthyer te fitorja në kampionatin italian. “Axurrët” kanë mundur 4-0 Parma-n në transfertë dhe mbeten 13 pikë larg Juventus-it kryesues.

Marketing

Skuadra e Ançelotit do të ketë mundësinë ta ngushtojë diferencën me bardhezinjtë në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën e ardhshme në “San Paolo”. Ndeshja e luajtur në “Tardini” është zhbllokuar pas 19 minutash falë një goli ië Zielinski, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti magjik të mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj.

Goli i dytë për miqtë ka ardhur nga një goditje dënimi e Milik në minutën e 36-të. Polaku dhe Leo Mesi janë dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar tre gola me goditje dënimi në pesë kampionatet kryesore të Europës në këtë sezon.

Në minutën e 73-të Milik ka realizuar golin e tij të dytë personal dhe të tretin për napolitanët para se Ounas të realizonte “pokerin” në të 82-ën, dy minuta pasi u fut në fushë në vend te sulmuesit polak.

Marketing