Agjenti i mbrojtësit shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të negociatave për kalim te Chelsea. “Nuk mund të përjashtoj vazhdimin e negociatave me Chelsean në janar.

E dimë se kishte kontakt verës sepse Sarri e donte atë, dhe e dimë që Davide Zappacosta s’ka pëlqimin e trajnerit. Ancelotti e vlerëson lojtarin, nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për shkak të arsyeve taktike.

Ancelotti është trajner i madh sepse e di si ta përshtatë formacionin varësisht prej kundërshtarit. Tani ka disa rotacione dhe s’është korrekte që Hysaj të humbë vendin. Duket e paarsyeshme sepse në sezonet e fundit ka luajtur gjithmonë”, ka thënë Mario Giuffredi për Radio CRC.